Projekti i ri i publikuar nga Fifi po vazhdon me sukseset.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar për festivalin “Kënga Magjike” baladën e saj e cila ishte prej më të dëgjuarave.
“Zhurmë” titullohet projekti i Fifit që u prit shumë mirë nga adhuruesit.
Si një nga pretendentet për ta fituar festivalin, këngëtarja arriti vendin e tretë.
Tash ajo ka festuar numrin prej katër milionë klikimesh në baladën e saj shumë të pëlqyer.
Kënga është punuar nga Kledi Bahiti, kurse videoklipi nga Max Production.
Fifi është një nga zërat më premtues të skenës. /Telegrafi/