Telegrafi

Zhivaljeviq: Këshilltari i kryetarit Ivanov më mundësoi hyrjen në Kuvend më 27 prill

Police try to block protestors as they enter into the parliament building in Skopje, Macedonia, Thursday, April 27, 2017. Scores of protesters have broken through a police cordon and entered Macedonian parliament to protest the election of a new speaker despite a months-long deadlock in talks to form a new government. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Ish-këshilltari për siguri në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, përgënjeshtroi deklaratat e OBRM-PDUKM-së se institucionet e Maqedonisë nuk i kanë dhënë leje për hyrje në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në orët e ngjarjeve të 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prezenca ime në Kuvend nuk ishte sekret, as hyrje fshehurazi. Misioni im nuk ishte sekret, as qëllimkeq dhe mbi të gjitha shërbimet e Maqedonisë ishin të informuara për këtë”, deklaroi Zhivaljeviq për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Ai tha se lejen për hyrje në Kuvend e ka marrë nga këshilltari për siguri i kryetarit tëMaqedonisë, Sinisha Aleksovski.

“Ai e dinte se pse jam unë aty, dinte qëllimet e mia, se ishin të mira, për të mirën e sigurisë në Maqedoni në kontekst të bashkëpunimit që kemi ndërmjet shërbimeve tona të sigurisë”, tha Zhivaljeviq dhe shtoi se në deklaratëne e tyre OBRM-PDUKM-ja qëllimisht lë anësh institucionin Kryetar i Republikës sepse për aktivitetet e tij ka qenë i informuar kabineti i Kryetarit Ivanov./Telegrafi/