Kryetari i Komunës ‘Qendër’, Andrej Zhernovski, pas njoftimit të lajmit se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka paraqitur akuzat për dhunë në këtë komunë para tre viteve e tre muaj, në profilin e tij në Facebook shkruan se rrëzimi i Gruevskit filloi dhe do të mbaroj në ‘Qendër’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zhernovski ndër të tjera në një postim të tij në Facebook shkruan:
‘Sot duhet të krenohen të gjithë ata ku në zgjedhjet e vitit 2013 treguan se janë të qëndrueshëm dhe më të fuqishëm nga pushteti i Gruevskit! Të gjithë ata, të cilët edhe krahas presioneve të shumta dhe kërcënimeve, dolën në votime të të tria raundet e zgjedhjeve lokale, me çka treguan se vullneti i qytetarëve është më i fiqishëm nga shkupi i pushtetit kriminal…Rrëzimi i Gruevskit fillo dhe do të mbarojë në ‘Qendër’! Kjo është një ditë e madhe për kthimin e drejtësisë në Maqedoni’, shkruan përveç tjerash Zhernovski. /Telegrafi/