Site icon Telegrafi

Zhegrova kërkohet nga shumë skuadra, por Baseli dëshiron ta rikthejë përsëri në Zvicër

Edon Zhegrova është rikthyer në Genk pas një viti e gjysmë si i huazuar tek gjiganti zviceran Basel.

Kampioni i shumëfishtë zviceran kishte mundësi për ta blerë për 3,5 milionë euro, por për shkak të pandemisë ata nuk mundën ta bënin këtë pagesë në qershor.

Kësisoj Zhegrova tani është lojtar i Genkut, ndërsa shumë skuadra duan transferimin e tij.

Olympique Marseille, Lille, Olympique Lyon e Nantes e duan në kampionatin francez Ligue 1.

Wolverhampton është një tjetër skuadër që ka shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.

Zhegrova tani menaxhohet nga ESHA Menagment ku janë menaxher Arbër dhe Erdin Shaqiri.

Megjithatë prishtinasi mund të rikthehet në kampionatin zviceran, pasi drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden po kërkon transferimin e tij.

21-vjeçari zhvilloi 14 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit zviceran ku shënoi dy gola dhe bëri katër asistime.

Për ta lënë të lirë reprezentuesin kosovar, Genk synon që të fitojë rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version