Telegrafi

I zhdukur prej gjashtë muajsh, nis sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar 34 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të atij që njihet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj.

Burime bëjnë me dije se nën sekuestro kanë përfunduar dhe pasuritë e familjarëve të tij, të cilat të marra së bashku kapin një vlerë rreth 10-15 milionë euro.

Euronews Albania disponon listën e pasurive, ndërkohë që mësohet se policia po kryen prej mëngjesit të kësaj të mërkure ekzekutimin e këtyre sekuestrove.

Mes pasurive janë sekuestruar automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në shumë kompani të rëndësishme.

Sekuestrimet më sohet se janë bërë pas vendimit të GJKKO.

Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë. /Telegrafi/