Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar tri vajza të zhdukura.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëra është nga Lupçi i Podujevës, tjetra nga Prizreni, dhe vajza e tretë nga Klinavci i Klinës.
Për vajzën nga Lupçi i Podujevës thuhet se nuk dihet për vendndodhjen e vajzës që nga 3 tetori.
“Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar më datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, për vajzën tjetër të raportuar të zhdukur nga Prizreni nuk dihet asgjë që nga 17.07.2023.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare më datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Policia thekson se edhe ky rast është duke u hetuar.
Ndërkaq, për vajzën nga Klina nuk dihet vendndodhja nga 9 tetori 2023.
“Fsh. Klinavc, Klinë 09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bëhet e ditur në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/