Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:00, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/