Telegrafi

Zhduket një vajzë në Pejë

Foto: Ilustrim

Nje femër ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më datë 19.11.20022 rreth orës 11:00, në rrugën e Preshevës, ndërsa raportimi është bërë të martën në Pejë.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare me datën 22.11.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/