Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në fshatin Radac të Pejës.
Policia bën të ditur se rastin e ka raportuar babai i saj, transmeton Telegrafi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/