Telegrafi

Zhduket një vajzë me aftësi të kufizuara në Pejë

Foto: Ilustrim

Një vajzë raportohet se është zhdukur në fshatin Treboviq të Pejës.

Rasti u paraqit në polici nga axha i vajzës, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Treboviq, Pejë 21.07.2024 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e vëllait të tij (me aftësi të kufizuara) ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Policia shton më tej se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/