Një person ka raportuar se viktima i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00, në Suharekë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se viktima mashkull kosovar , i cili vuan nga skleroza është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/