Telegrafi

Zhduket një person në Podujevë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Lexo po ashtu Llapjani 44-vjeçar qe 4 ditë i zhdukur, për herë të fundit u pa duke hipur në autobus (Foto)

“Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/