Telegrafi

Zhduket një person në Lipjan, policia bënë thirrje për ta gjetur

Policia e Kosovës njofton se më datë 14.10.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Sipas njoftimit për media bëhet fjalë për personin, Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :  intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së
personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),  analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Kryetari i Lipjanit kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Shqipdon Alijan

Sipas policisë veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo ne nr 080019999./Telegrafi/