Telegrafi

Zhduket një person në Lipjan

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendin e ndodhjes së tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00, në Lipjan.

Tutje në raport, thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendin e ndodhjes së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/