Të premten është raportuar për një veturë të braktisur në fshatin Janjevë, të Lipjanit, dhe zyrtarët policorë kanë tentuar të kontaktojnë pronarin e veturës, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, zyrtarët policorë më pas kanë kontaktuar bashkëshorten dhe vëllain e viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar më datë 08 prill dhe nuk dihet asgjë për të.
“Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/