Site icon Telegrafi

Zhduket një grua në Lipjan, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:15, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se motra e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version