Site icon Telegrafi

Zhduket një femër në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se bashkëshortja e dajës së tij nuk gjendet në shtëpi dhe e njëjta nuk i është lajmëruar në telefon.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:32 më rrugën “Adem Jashari”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se dëshmitari e ka raportuar rastin me kërkesën e bashkëshortit të viktimës, pasi gjendet jashtë Kosovës.

“Dëshmitari  mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare –bashkëshortja e dajës së tij nuk gjendet në shtëpi dhe e njëjta nuk i është lajmëruar në telefon. Dëshmitari e ka raportuar rasti me kërkesën e bashkëshortit të viktimës pasi që i njëjti gjendet në botën e jashtme”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version