Një person ka raportuar se motra e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në fshatin Gadime e Ultë, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur motra e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/