Telegrafi

Zhduken dy vajza – njëra në Pejë dhe tjetra në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në Pejë dhe Mitrovicë.

Në Pejë, ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij- fëmijë ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Mitrovicë ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia që nga data 7 shtator.

“Më datë 10.09.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/