Dy persona (femra) njëra në Pejë e tjetra në Ferizaj, raportohet se janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti i Ferizajt ka ndodhur më 14.12.2022 ndërsa i Pejës 11.12.2022.
“Ferizaj 14.12.2022-19:00. Me 15.12.2022 një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.
Pejë 11.12.2022-11:00. Me 15.12.2022 një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/