Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, konsideron se vdekshmëria në nivel vjetor në Maqedoni është prodhim i ndotjes së lartë të ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se ndotaje e ajrit vazhdonë që të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin e njerëzve në vend dhe se Bashkimi Evropian e mbështet, më shumë se dhjetë vite, forcimin e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin me cilësinë e ajrit.
Në aktivitetin e ceremonisë përmbyllëse të twinning projektit për cilësinë e ajrit, ku mori pjesë edhe ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, u tha se koncentrimi i grimcave PM10 dhe PM2.5 i tejkalojnë kufijtë e caktuar normal.
Ministri Ameti tha se janë propozuar në qeveri masa konkrete për çështjen e ndotjes së ajrit, me çka MPB-ja do të zbatojë regullim komunikacioni sipas parimit çift-jo çift. Ai shtoi se ministria e tij e ka përgjysmuar përdorimin e veturave, për të kontribuar në uljen e ndotjes së ajrit dhe pret që edhe të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë./Telegrafi/