Site icon Telegrafi

Zhbllokohet derbi D’Italia: Dzeko kalon Interin në epërsi ndaj Juventusit

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Ndeshja filloi me një rrjedhë të qetë, por që më pas situata ndryshoi dhe ekipet filluan të kërkonin golin.

Por, atë e arriti Interi që realizoi në minutën e 17-të një gol të bukur.

Fillimisht nga distanca gjuajti Hakan Calhanoglu, që goditi shtyllën, e nga topi i kthyer përfitoi Edin Dzeko për të realizuar për 1-0.

Ky është goli i shtatë në këtë edicion për sulmuesin boshnjak dhe ka një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version