Banorja e Big Brother VIP Albania 2, Tea Trifoni, i befasoi të gjithë me një deklaratë të saj të thënë në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo tha se në një nga mbrëmjet e spektaklit kur pati një debat të ashpër me Kiarën në studio, ko e fundit bashkë me burrin e tezës së saj e kërcënoi te dera e Top Channel.
Kiara e cila gjithashtu ishte e ftuar në “Më lër të flas” e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë.
Por mesa duket teorinë e Teas po e mbështet edhe opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, e cila gjithashtu ka pasur disa debate dhe mospajtime me Kiarën.
Në një llogari në Instagram ku shkruhej mbi këtë rast, faqja kishte kërkuar mendimin e ndjekësve, ku nuk kishte munguar një koment nga Zhaklina duke thënë “E vërtetë”.
Finalja e madhe e BBVA përndryshe mbahet sonte (e shtunë), ku njëri nga katër finalistët: Luizi, Dea, Kristi ose Efi – do të shpallet fitues i këtij edicioni. /Telegrafi/