Telegrafi

Pogba: Zgjodha Manchester Unitedin para Real Madridit

Paul Pogba thotë se ka mundur të shkojë te Real Madridi, por zemra e tij e zgjodhi Manchester Unitedin.

Pogba ishte bërë lojtari më i shtrenjtë në botë dhe i pari që kishte kaluar shifrën e 100 milionë eurove, kur kaloi nga Juventusi te Manchester Unitedi.

Mesfushori francez thotë se ka mundur të zgjedh mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

“Që të jem i sinqertë, Real Madrid erdhi te unë dhe mendoja ta shkoja atje, por në njërën anë ishte edhe Manchester United”.

Paul Pogba zgjodhi me zemër Manchester Unitedin /Getty Images)

“Por e ndjeva zemrën time. Zemra më tha që të kthehem aty, nuk e di pse, por nuk e dija se çfarë do të ndodhte”.

“E bëra dhe nuk jam penduar. Kurrë nuk i bie pishman për zgjedhjet e mija”, ka thënë Pogba për Beyond The Pitch.

Ai ka marrëdhënie të mira me trajnerin Jose Mourinho (Getty Images)

Pogba që në vitin e parë fitoi Ligën e Evropës me Manchester Unitedin.

Ai është një nga lojtarët kryesor te skuadra e Jose Mourinhos, ndërsa aktualisht po vuan një dënim të marr nga FA shkaku i një kartoni të kuq. /Telegrafi/