Site icon Telegrafi

Zgjidhni lojtarin më të mirë të Kosovës në fitoren ndaj Maltës (Sondazh)

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi lehtësisht ndaj Maltës në Ligën e Kombeve duke regjistruar një fitore me rezultat 0-5.

Golat në këtë takim u shënuan nga Vedat Muriqi (15′), Benjamin Kololli (70′),
Donis Avdijaj (78′, 80′) dhe Milot Rashica (86).

Përveç golit Rashica asistoi në këtë ndeshje dy herë, kurse Muriqi një herë.

Festa e fitores 

Mbrojta në këtë takim ishte e sigurt, mesfusha qarkulloi topin mirë, faza shumuese me fatin në anën e tyre ishte në nivel.

“Dardanët” edhe këtë herë e përcollën Kosovën nga afër, ishin rreth 500 tifozë që përkrahën përfaqësuesen tonë në stadiumin Ta’ Qali në Maltë.

Telegrafi gjithë ngjarje e përcolli në detaje, duke i ofruar lexuesve informacione për ecurinë e ndeshjes në kohë reale.

Lexo po ashtu Malta 0-5 Kosova: Notat e lojtarëve, Rashica ylli

Por, do të jenë lexuesit e Telegrafit ata që do e përcaktojnë ‘Lojtarin e ndeshjes’ ndaj Maltës duke votuar në sondazhin e më poshtëm.

Rezultatet e sondazhit do të publikohen sonte (e shtunë) në ora 23:30. /Telegrafi/

Exit mobile version