Site icon Telegrafi

“Zgjidhni golin më të mirë” – UEFA i bën jehonë perlës së Jasir Asanit

Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 2-0, me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Dy gola shumë të bukur që i dhanë tri pikë të rëndësishme Shqipërisë, të parat në këto eliminatore.

Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.

Lexo po ashtu Asani pas golit dhe fitores: Nuk do ta harroj këtë mbrëmje, dua të vazhdoj kështu

Ky gol, është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur dhe është në garë me të tjerë gola për të zgjedhur më pas më të bukurin.

Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës. /Telegrafi/

Exit mobile version