Site icon Telegrafi

Zgjidhet misteri i vrasjes së kryeministrit suedez Olof Palme, prokuroria pas 34 viteve zbulon identitetin e vrasësit – thotë se kreu vetëvrasje në vitin 2000

Prokurorët suedezë kanë zbuluar emrin e njeriut që ka vrarë ish-kryeministrin suedez Olof Palme në vitin 1986, duke i dhënë fund misterit 34 vjeçar , shkruan BBC.

Ata kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si Stig Engrstrom i njohur ndryshe si “Skandia Man”, që vrau veten në vitin 2000, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i kësaj ata kanë mbyllur hetimet mbi vdekjen e Palems, ka njoftuar kryeprokurori Krister Petersson. Palme ishte qëlluar nga pas derisa po kthehej në shtëpi në Stokholm, pasi kishte qenë në kinema së bashku me gruan e tij Lisbet.

Lexo po ashtu Olof Palme: Kush e vrau kryeministrin e Suedisë?

Është interesant se po atë ditë ai kishte liruar para kohe nga orari i punës ekipin e truprojave të tij, e vrasja kishte ndodhur në rrugën më të frekuentuar në Suedi, ku qindra dëshmitarë të rastit panë burrin që shtiu mbi të dhe më pas u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Mijëra njerëz ishin intervistuar lidhur me vrasjen e Palme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version