Telegrafi

Zgjedhjet në veri, presidentja Osmani takon sot përfaqësuesit e partive politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi mbahet në ora 14:30.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e së shtunës nuk rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve.

Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapara me ligj dhe kushtetutë. /Telegrafi/