Bashkimi Evropian përmes një deklaratë të lëshuar për media konsideron se zgjedhjet të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate, dhe se Asociacioni duhe të finalizohet.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka shkruar se kthimi i serbëve në institucione është urgjente.
“Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e BE-së.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Leposaviq kanë votuar 141 qytetarë apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kanë votuar 385 apo 5.78 për qind, në Zveçan kanë votuar 204 qytetarë apo 2.92 për qind, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 837 qytetarë apo 4.62 për qind.
Për zgjedhjet në veri kanë reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët kanë theksuar se Serbia po vazhdon presionin ndaj serbëve në këto komuna, dhe se për këtë duhet reaguar ndërkombëtarët. /Telegrafi/
Kosovo: Vote in the north offers no long-term political solutions for respective municipalities.Permanent return of K.Serbs to institutions & establishment of the Association/Community are urgent as is serious dialogue between ?? govt & Serbs in the north. https://t.co/gG9lACRtbM
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) April 24, 2023