Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi sot se është në përgjegjësinë e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve të sigurisë për të vlerësuar mbajtjen ose jo zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Haxhiu, në konferencë për medie tha se çfarëdo kërkese që ka KQZ-ja do ta zbatojë ekzekutivi.
Në lidhje me rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri, ajo tha se e Qeveria e ka dënuar rastin dhe se katër zyrtarët policorë janë në mbajtje dhe janë suspenduar nga puna.
Megjithatë, ajo theksoi se Policia e Kosovës është më kredibile në rajon.
Në lidhje me procesin gjyqësor të ish krerëve të UÇK-së në Hagë, Haxhiu u shpreh se beson në pafajësinë e tyre.
Në konferencë për medie, ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se pret ulje të çmimeve të produkteve bazë, pas uljes së çmimit të naftës. /kp/