Telegrafi

AS zgjedh 10 sportistët më të mëdhenj në histori të sportit (Foto)

Në rasti e 50 vjetorit të gazetës AS, kjo gazetë kishte bërë një renditje me sportistët më të mirë. 

As ka bërë një listë prej 100 sportistësh, ndërsa për dy muaj fansat kishin mundësinë që listën ta zvogëlonin në 50 emra.

Pas shumë e shumë votimesh, Michael Jordan, Usain Bolt dhe Michael Phelps, janë në krye.

Femrat më lartë të renditura janë Nadia Comaneci e nënta, Serena Williams e 19-ta, ndërsa, Yelena Isinbayeva mban vendin e 26-të.

Në listën prej 50 sportistëve më të mirë janë nëntë atletë, tetë basketbollistë, shtatë futbollistë dhe gjashtë tenist.

Në listë nga basketbollistët janë Michel Jordan, Magic Johnson, Lebron James, Kobe Bryant, Larry Bird, Kareem Abdul-Jabbar, Drazen Petrovic dhe Arvydas Sabonis.

Futbollisti më i mirë doli të jetë Lionel Messi që është renditur mbi Pelen. /Telegrafi/

Renditja e 10-të më të mirëve  

Pele

Nadia Comaneci

Valentino Rossi

Leo Messi

Michael Schumacher

Muhammad Ali

Roger Federer

Michael Phelps

Usain Bolt

Michael Jordan