Quique Setién nuk e di nëse do të vazhdojë të drejtojë Barcelonën. Trajneri spanjoll e di se puna e tij nuk ka dhënë fryte dhe se largimi është mundësi.
Në fakt Setién, foli për largimin e tij në konferencën për shtyp pasi humbjes 2-1 në shtëpi nga Osasuna.
“Unë nuk e di nëse do të jem te Barcelona kundër Napolit, do të më pëlqente”, ka thënë ai duke lënë të kuptohet shkarkimi i tij mund të ndodh.
Por kush mund ta zëvendësojë Setienin në këtë moment, kur para vetës në muajin gusht Barcelona luan në Ligën e Kampionëve.
Më poshtë i gjeni dhjetë trajnerë, disa prej tyre të njohur që mund të marrin punën te Barcelona.
Arsene Wenger
Erik Ten Hag
Javier García Pimienta
Marcelino García Toral
Marcelo Gallardo
Massimiliano Allegri
Roberto Martínez
Ronald Koeman
Unai Emery
Xavi
/Telegrafi/