Telegrafi

Zëvendësuesi i Havertz? Leverkusen tenton huazimin e Reinierit nga Real Madridi

Real Madridi thuhet se është në bisedime me Bayer Leverkusenin për të dërguar Reinierin në huazim, derisa klubi nga Bundesliga po kërkon zëvendësuesin e Kai Havertz që pritet të kalojë te Chelsea.

Braziliani 18-vjeçar nuk do të ketë hapësirë te skuadra e parë e Los Blancos, andaj këta të fundit duan ta dërgojnë në huazim për një edicion.

Sipas asaj që raporton Goal.com, Real Madridi ka hapur negociatat me Leverkusenin që të dërgojë lojtarin në huazim tek ta, duke u siguruar për një minutazhë të mjaftueshme.

Skuadra gjermane është e hapur për një ide të tillë, shkaku që Kai Havertz është pajtuar me kushtet e ofruara nga Chelsea.

The Blues do të paguajnë 90 milionë euro për shërbimet e lojtarit gjerman, derisa Leverkuseni do të jetë në fitimi.

Ata do të marrin në formë huazimi Reinierin, duke pasur më shumë kohë që të mendojnë për një zëvendësues afatgjatë për Havertzin. /Telegrafi/