Site icon Telegrafi

Zëvendëspresidentja amerikane thotë se duhet të ketë hetime për krime lufte nga Rusia

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, përqafoi të enjten thirrjet për hetime ndërkombëtare të krimeve të mundshme të Rusisë gjatë agresionit në Ukrainë.

Ajo ka përmendur gjithashtu edhe “mizoritë” e bombardimit të civilëve, duke përfshirë një maternitet dhe spital për fëmijë.

Duke folur së bashku me presidentin polak, Andrzej Duda në një konferencë shtypi në Varshavë, ku ajo po demonstron mbështetjen e SHBA për aleatët lindorë të NATO-s, Harris shprehu zemërimin për bombardimin e maternitetit dhe skenat e evakuimit të grave shtatzëna të gjakosura.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Harris akuzoi drejtpërdrejt Rusinë se ka kryer krime lufte, raporton euronews.

“Absolutisht duhet të ketë një hetim dhe ne të gjithë duhet të monitorojmë”, tha Harris, duke vënë në dukje se Kombet e Bashkuara kanë filluar tashmë një proces për të shqyrtuar akuzat.

“Nuk kam dyshim se sytë e botës janë te kjo luftë dhe çfarë ka bërë Rusia në lidhje me këtë agresion dhe këto mizori”, shtoi ajo.

Ndryshe, presidenti rus, Vlladimir Putin pranoi se sanksionet e Perëndimit kanë ‘krijuar probleme’ për Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version