Site icon Telegrafi

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Mestre: I kemi paratë nëse duam ta blejmë Griezmannin

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, i ka hapur derën një lëvizje të mundshme të sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Edhe në të kaluarën, Mestre ka qenë ai që ka bërë përpjekje që ta rrijë marrëveshje me Griezmannin, por siç dihet në fund dështuan.

Tani duket se po rishqyrtohet transferimi i mundshëm i francezit.

“Ardhja e mundshme e Griezmannit? Kjo është pyetje milion dollarësh. Gjithmonë për thashetheme ne jemi të matur dhe momentalisht nuk është momenti”.

“Kur të vjen koha, menaxhmenti do të flasë me stafin teknik (trajnerin) , jo vetëm për një rast, por të gjithë, të dyja si ardhjet ashtu edhe largimet”.

A i kemi paratë për të paguar klauzolën e Griezmann prej 120 milionë euro? Do t’i gjejmë. Kemi ekspert si Oscar Grau”.

“Griezmann është një lojtar, cilësia e të cilit është e padiskutueshme”, ka thënë Mestre.  /Telegrafi/

Exit mobile version