Derisa kundërofensiva e Ukrainës kundër forcave ruse po vazhdon, Kievi thotë se po arrin çdo ditë të çlirojë territoret që ishin pushtuar nga ushtarët e Vladimir Putinit.
“Forcat e Ukrainës kanë rimarrë 18 km katrorë (shtatë milje katrorë) në lindje dhe jug të vendit gjatë javës së kaluar në kundërofensivën e tyre kundër trupave ruse”, tha zëvendësministrja e ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Hanna Malyar në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Fitimet e fundit e çojnë sipërfaqen totale të tokës së rikuperuar në 210 km katrorë që nga fillimi i kundërofensivës – kjo është rreth 81 milje katrorë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe sot kanë ndodhur dy shpërthime në urën e Krimesë, ku një pjesë e kësaj ure është dëmtuar dukshëm.
Deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë askush për këto sulme, ku si pasojë humbën jetën dy persona. /Telegrafi/