Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka thënë sot se tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon, ndërsa bëri të ditur se pas një bisede me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje që të shmangin veprimet e njëanshme.
Tajani, njëherësh zëvendëskryeministër i Italisë theksoi se duhet të nxitet dialogu Kosovë-Serbi dhe se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan.
“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministri Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan Tajani në Twitter. /Telegrafi/
Le tensioni nel nord del Kosovo rischiano di compromettere la stabilità nella regione. Ho telefonato al Pres. Vucic e al PM Kurti, chiedendo loro di evitare azioni unilaterali. L’Italia vuole essere protagonista di pace nei Balcani. Favoriamo il dialogo tra Belgrado e Pristina.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) December 10, 2022