Site icon Telegrafi

Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmërohet nga brendësia e fabrikës së çelikut: Po ndodh një operacion, lavdi Ukrainës

Në fabrikën e rrethuar të çelikut, Azovstal në Mariupol, besohet se gjenden edhe disa luftëtarë ukrainas – megjithëse është e paqartë se sa janë brenda uzinës.

Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, Sviatoslav Palamar ka publikuar një video mesazh në rrjetin sociale Telegram.

“Lavdi Ukrainës! Është dita e 85-të e luftës. Unë dhe udhëheqja jemi në ambientet e uzinës Azovstal. Po ndodh një operacion i caktuar, detaje të të cilit nuk do t’i ndaj. Falënderoj të gjithë botën dhe Ukrainën për mbështetjen. Shihemi”, thotë ai.

Nuk është e qartë se çfarë operacioni po i referohej, por besohet se bëhet fjalë për ndonjë kundërsulm.

Rusia thotë se më shumë se 1700 luftëtarë janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia, ku kjo e fundit ka njoftuar se ata mund të dalin para drejtësisë ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version