Kompanitë britanike kanë vazhduar me prezantimin e veturave të lehtë sportive, duke lansuar Zenos E10 R.
I cilësuar si modeli më i shpejtë dhe më mbresëlënës i kompanisë Zenos, E10 R ka një dizajn familjar, por ka një motor të fuqishëm prej 2.3-litra EcoBoost me katër cilindra që prodhon 350 kuaj fuqi, transmeton koha.net.
Motori është i lidhur me gjashtë shpejtësi manuale që ia mundëson veturës të arrijë shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë për 3.0 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/h.
Edhe pse ka performanca të mahnitshme, E10 R do të kushtojë 40 mijë funte. 10 mijë funte më shumë se Ford Focus RS që ka të njëjtin motor.