Site icon Telegrafi

Zënkë e çastit në çift që përfundoi me sulm ndaj gruas, Policia raporton disa raste të dhunës në familje në 24 orë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Podujevë, Fushë-Kosovë, Kaçanik, Klinë.

Podujevë / 02.04.2024 – 18:00. Viktima f/kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj m/kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë ndaj saj. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 01.04.2024 – 16:00. Më 02.04.2024 viktima f/kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj  kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit dhe inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Gabrricë, Kaçanik / 02.04.2024 – 21:15. Ankuesja f/kosovare ka njoftuar policinë se ndaj saj ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është intervistuar dhe gjatë intervistimit i njëjti e ka pranuar se posedon në shtëpi një pistoletë që është sekuestruar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Klinë / 02.04.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij f/kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version