Katy Perry është e gatshme që të pajtohet me kolegen e saj, dikur shoqe të ngushtë, Taylor Swift, por me kusht që kjo e fundit t’i kërkojë falje.
Tabloidet amerikane raportojnë se vështirë mund të ndodhë që dy këngëtaret të pajtohen, porse e kanë vlerësuar këtë hap të Perryt.
Katy dhe Taylor në të kaluarën shfaqeshin vazhdimisht së bashku edhe nëpër ndeja edhe nëpër evenimente të rëndësishme, mirëpo në një moment i prishën raportet mes tyre.
Akoma nuk dihet arsyeja e vërtetë e zënkës mes yjeve të njohura, porse tash ato nuk flasin me njëra-tjetrën.
Swift në intervistat e kaluara ka thënë se as që e ka ndërmend që të pajtohet me Perryn, madje është thënë së kënga “Bad Blood” i kushtohet pikërisht asaj. /Telegrafi/