Real Madrid dhe Juventus zhvilluan një ndeshje të çmendur kthyese në Ligën e Kampionëve, ku mbretërit kaluan tutje pas një penallti në sekondat e fundit.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë, as në tunel, pasi gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti pas një rrëzimi i në zonë të Lucas Vazquez.
Por ajo që bonte një sy ishte qëndrimi i Sergio Ramos në një sektor ku nuk duhet të ishte.
Lojtari ishte i suspenduar, ndërsa kishte zbritur poshtë në fushë.
La jugada completa.
Falta de Benatia a Lucas por detrás, expulsión de Buffon, el reclamo de Allegri a Sergio Ramos en el túnel. pic.twitter.com/HC9GAEb2Dn— Thoro ⚡️= 𝕏 (@TecoloteSv) April 11, 2018
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Allegrit, i cili kishte debatuar ashpër për qëndrimin e tij në atë vend.
Madje thuhet se Alleri ka reaguar pas provokimit të tij pas dhënies së penalltisë.
Mbrojtësi mund të mos luajë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ai mund të dënohet.
Pritet të shihet nëse zyrtarët e UEFA-s kanë shkruar në raport pas ndeshjes për incidentit dhe qëndrimin e Ramos në fushë. /Telegrafi/