Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës holandeze Heerenveen, Arbër Zeneli, vazhdon shkëlqimin në kampionatin holandez.
Pasi që realizoi në kampionat, ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë U-21 ka realizuar të hënën mbrëma edhe në ndeshjen e Kupës së Holandës ndaj Graafschap.
Ai shënoi në fitoren që Heerenveeni e arriti me shifrat 5:1. Ai e realizoi golin e tretë në ndeshje.
Ky takim i takoi 1/32 të Kupës. Zeneli është 21-vjeçar.