Telegrafi

Zeneli po kthehet në formë e tij të vjetër, asistim në fitoren e Reims

Reimsi dhe Arbër Zeneli duket se janë rikthyer në formën më të mirë të mundshme, pasi mposhtë Bordeauxin si mysafir me rezultat 3-1.

Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës ku luajnë Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.

Golat u shënuan nga Yunis Abdelhamid (’15) dhe Baulaye Dia (’18).

Në golin e parë ishte nga futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, që harkoi nga këndi dhe gjeti në zonë bashkëlojtarin e tij që shënoi me kokë.

 

Këtë ndeshje luajti edhe Valon Berisha, i cili sikurse Zeneli u zëvendësua në minutën e 82-të.

Kjo fitore e ngjit Reimsin në vendin e 14-të me 17 pikë. /Telegrafi/