Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Turqia.
Siç bëhet e ditur nga gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu, skuadra e Adana Demirspor e ka transferuar Arbër Zenelin, raporton KosovaPress.
Zeneli i është bashkuar Adana Demirsporit nga skuadra franceze Reims, ku kaloi pesë sezone.
ÖZEL | Adana Demirspor, Reims forması giyen Arbër Zeneli ile anlaşmaya vardı.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 25, 2023
Ylli kosovar nuk po ka minutazh të kënaqshme te Reims dhe ka pranuar largimin nga klubi francez për t’iu bashkuar Superligës së Turqisë.
Sezonin e kaluar, Zeneli arriti të bëjë 26 paraqitje në të gjitha garat me Reims, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.
Ndërkaq, gjatë karrierës së tij si lojtar i Reims, Zeneli ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe 14 asistime mbi emrin e tij.