Në serinë e tretë të “Përballje Podcast” është diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i Kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK.
Alban Zeneli, profesor i gazetarisë në UP, i angazhuar nga NDI për hulumtimin dhe analizën për KMSHK tregon se qëllimi i këtij hulumtimi është të tregohet se si funksionon ky institucion dhe çfarë duhet bërë në aspektin e reformave dhe qëndrueshmërisë financiare.
“Kemi intervistuar 10 njerëz, duke bërë një analizë të dokumenteve që lidhen me Këshillin e Shkruar të Mediave, duke u nisur prej Kushtetutës së Kosovës që flet për lirinë e shprehjes dhe e garanton një gjë të tillë, duke vazhduar te Ligji për shpifje, i cili është i vetmi që përmend ndonjë organizate joqeveritare. Me pas parasysh, KSHM në kuptim legal funksionin si organizatë joqeveritare dhe në këtë kuptim mendoj që është shumë specifik karakteristikat e këtij organi vetërregullues, e shpesh herë i kalon përkufizimet që u bëhen organizatave joqeveritare”, ka deklaruar Zeneli, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, KSHM ka vështirësi financiare, në kuptim të organizimit.
“Këshillit të Mediave të Shkruara u janë shtuar punët, ndërkohë që zyra ekzekutive ka nevojë për staf më shumë dhe për resurse për profesionale humane që me i trajtu ankesat e qytetarëve”, thotë ai./Telegrafi/