Telegrafi

Zeman sot vjen për vizitë dyditore në Maqedoni

Presidenti çek, Millosh Zeman me ftesë të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të arrijë për vizitë dyditëshe në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zeman, me nikoqirin e tij, presidentin Gjorge Ivanov, mes tjerash do të bisedojnë edhe për krizën e migrimit.

Gjatë krizës më të madhe me refugjatët, Çekia në Maqedoni dërgoi ndihmë në të holla dhe disa dhjetëra policë të cilët u kyçën në procedurën për regjistrim të migrantëve në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Pas takimit, Zeman do të dekorohet nga presidenti Ivanov.

Presidenti çek Teman të enjten, para largimit, do të marrë pjesë në Forumin ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë dhe do ta vizitojë kompleksin e manastirave ‘Shën Naumi’ në Ohër. /Telegrafi/