Site icon Telegrafi

Zemaj: Veprimet e Vetëvendosjes janë populiste

Deputeti nga koalicioni LDK-PDK, Armend Zemaj vendosjen e flamurit dhe tabelës nga ana e deputetëve të Vetëvendosjes, e ka quajtur veprim politik, pasojat e së cilit, sipas tij, nuk mund t’i parashikojë askush.

“Aktet populiste nuk i kontribuojnë ndoshta edhe zgjidhjes së një situate të caktuar. Mbi të gjitha është një veprim politik, besoj i pa menduar mirë edhe pasojat e të cilit askush nuk mundet t’i parashikojë”, tha Zemaj për RTK-në.

Ditë më parë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur flamurin e Shqipërisë dhe tabelën me mbishkrimin “Republika e Kosovës” ,në territorin e Malit të Zi.

Exit mobile version