Site icon Telegrafi

Zemaj: Do të shtohen edhe 20 mijë litra oksigjen, paniku i krijuar është i pabesueshëm

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se paniku i krijuar për mungesë të oksigjenit është i pabesueshëm.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës me institucionet shëndetësore siguron oksigjen të mjaftueshëm për pacientët.

“Republika e Kosovës me sistemin shëndetësor siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët pa panik dhe pa ndërhyrje. Të gjitha institucionet shëndetësore bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen duke garantuar jetën e pacientëve tanë. Paniku i krijuar për oksigjen është i pabesueshëm, andaj qytetarët dhe pacientët duhet të besojnë se siguria e pacientëve është maksimale”, tha Zemaj.

Ministri tha se do të ketë shtim të kapaciteteve me oksigjen.

“Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra”, u shpreh Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version