Site icon Telegrafi

Zemaj takon Apostolovën, flasin për projektet e BE-së në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në një takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën bisedoi për programin e Qeverisë Hoti në sektorin e shëndetësisë.

Sipas komunikatës për medie të MSH-së, në takim është biseduar për koordinimin e aktiviteteve, vazhdimin e përkrahjes së BE-së për Kosovën dhe sektorin e shëndetësisë si dhe përgatitjen e Kosovës për aplikim për projektet e programit të IPA-3 të Komisionit Evropian.

Zemaj njoftoi Apostolovën se do t’i kushtojnë rëndësi zhvillimit të shërbimeve, transparencës, llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit.

Ministri i Shëndetësisë e falënderoi Bashkimin Evropian për asistencën e dhënë sektorit të shëndetësisë, në veçanti për ndihmën prej 5 milionë eurove në mjete mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, materiale dhe pajisje mjekësore për reagim adekuat ndaj pandemisë Covid-19 në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version